Pesë fazat e regjistrimit të sistemit të menaxhimit

1. Kërkesa për çertifikim

Çertifikimi i nënshtrohet mbikëqyrjes. Edhe vetë organet çertifikuese auditohen nga autoritetet dhe organizmat përkatëse, si pjesë e procesit të miratimit dhe akreditimit. Në Letoni, Byroja Kombëtare e Akreditimit të Letonisë (LATAK), është organi i caktuar për akreditimin e organeve të çertifikimit sipas ISO / IEC 17021-1 në versionin e fundit, i cili kërkon pavarësi, kompetencë dhe paanësi. Certi W ® merr të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur këto kërkesa dhe për të siguruar besueshmërinë e vendimeve të veta.

2.Aplikimi

Certi W ® është akredituar nga LATAK, anëtar i MLA. Për informacion mbi perimetrin e akreditimit, ju lutemi shkoni në www.latak.lv

3. Vlerësimi fillestar

Për t'i dhënë mundësi Certi W ® të konfirmojë se sistemi juaj i menaxhimit plotëson kushtet e marrëveshjes dhe standardin e specifikuar, ne kërkojmë nga ju që:

a) të paguani tarifën e vlerësimit të plotë të specifikuar në kuotim, b) mundësoni që Certi W të ketë qasje në të gjitha të dhënat, dokumentacionin, zonat e punës dhe personelin përkatës të deklaruar nga ju, c) në kohën e auditimit të tregoni pajtueshmëri me standardin e specifikuar sipas kërkesave të Certi W ® d) të emëroni një përgjegjës të menaxhimit dhe të njoftoni Certi W ® për këtë.

Nëse për Certi W ® pikat më sipër nuk janë plotësuar në mënyrë të përshtatshme gjatë vizitës fillestare të vlerësimit, mund të jetë e nevojshme të ndërmerren audite të tjera speciale para se të jepet çertifikimi.

Në një rast të tillë, çdo vizitë speciale do të vendoset paraprakisht dhe do të tarifohet me tarifën e Certi W ® të specifikuar në kuotim.

4. Çertifikimi

Kur Certi W ® të jetë e bindur për përshtatshmërinë e sistemit tuaj, do t'ju ofrojë (pas konsultimit me ju) një draft të fushës së çertifikimit që përshkruan aktivitetet e audituara dhe adresat përkatese ku zhvillohen. Në vijim të kësaj ju do të merrni një Çertifikatë të Regjistrimit të nënshkruar nga Certi W shoqëruar me kushtet e përdorimit dhe vlefshmërisë së saj.

Certi W ® në çdo kohë mund të refuzojë lëshimin e një Çertifikate ose revokimin apo pezullimin e një Çertifikate të tillë në rrethana kur, sipas mendimit të Certi W, pajtueshmëria me standardin e specifikuar ose marrëveshjen (duke përfshirë dhe përdorimin e logos) nuk është përmbushur ende.

5. Vazhdimi dhe rivlerësimet

Eshtë një nga kushtet e kësaj Marrëveshje që ju duhet të njoftoni me shkrim Certi W ® nëse në një moment të caktuar kohor nuk do jeni në përputhje me këtë marrëveshje ose standardin e specifikuar. Gjatë ciklit të çertifikimit Certi W ® do të bëjë vizita të rregullta për të konstatuar efektivitetin e vazhdueshëm të sistemit tuaj të menaxhimit dhe në rrethana të caktuara, duke përfshirë moskonformitetin me standardin e specifikuar, mund të jetë e nevojshme që Certi W ® të bëjë vizita të veçanta. Kohëzgjatja dhe frekuenca e vizitave të rregullta dhe të veçanta nuk është fikse, por do të jetë në diskrecionin e arsyeshëm të Certi W ® dhe do të rregullohet paraprakisht si dhe do të tarifohet me tarifën Certi W të specifikuar në kuotim.

Certi W ® do të konfirmojë në çdo rast ciklin e çertifikimit.

Në fund të ciklit të çertifikimit, Certi W ® do të kryejë një rivlerësim të sistemit tuaj të menaxhimit për të vlerësuar përshtatshmërinë për vazhdimin e çertifikimit tuaj.

error: Content is protected !!