Kërkesat që cilësia duhet të plotësojë mund të jenë të dy llojeve: ato të quajtura "parësore" dhe që lidhen me mbrojtjen e të drejtave themelore të tilla si shëndeti dhe siguria dhe të kontrolluara nga Rregullat Teknike për kërkesat e detyrueshme ose ato të quajtura "shtesë" dhe që lidhen me zhvillimin e sistemit ekonomik dhe gjithë përmirësimin e mirëqenies së shoqërisë të mbrojtura nga zbatimi i rregullave vullnetare.
Rregullat që i përkasin familjes së ISO 9000 janë përgatitur për të ndihmuar organizatat për të zhvilluar sistemet e tyre të menaxhimit të cilësisë dhe janë veçse një grup idesh, parimesh dhe rregullash. Standardet e cilësisë ofrojnë dëshmi se nje kompani/organizatë e çertifikuar punon sipas një standardi të caktuar referimi dhe që është në gjendje të sigurojë produkte / shërbime me karakteristikat e cilësive të dëshiruara (që mund të vendosen midis klientit dhe organizatës) .