Kompania dhe akreditimet

Certi W është një kompani auditimi, çertifikimi dhe inspektimi. Edhe vetë çertifikimi i nënshtrohet mbikëqyrjes. Edhe kompanitë e çertifikimit kontrollohen nga autoritetet përkatëse. Certi W merr të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur kërkesat e pavarësisë, kompetencës dhe paanësisë. Në këtë mënyrë siguron besueshmërinë e vendimeve të saj.

Certi W është organizëm çertifikues i akredituar nga Latak, ky I fundit anëtar i MLA. Për informacion mbi akreditimin ju lutem klikoni ketu.

MLA është një marrëveshje e nënshkruar midis anëtarëve të organeve të çertifikimit EA për të njohur ekuivalencën, besueshmërinë dhe rrjedhimisht çertifikimin, inspektimet, çertifikatat e akredituara dhe raportet e provave në të gjithë Evropën.

MLA jep besim në shërbimet e ofruara nga laboratorët e akredituar, të inspektimit dhe çertifikimit, duke siguruar kalimin për produktet dhe shërbimet në Evropë dhe në të gjithë botën, duke vepruar si një "pasaportë për tregtinë". Në përputhje me kërkesat e akreditimit që synojnë të garantojnë pavarësinë dhe paanësinë e punës së tij, organizmi Certi W ka krijuar Këshillin Konsultativ i Çertifikimit.

Ai mbikëqyr aktivitetet e çertifikimit në bazë të proçedurave, rregulloreve ose standardeve të përfshira në secilin entitet çertifikues.

Politikat

Qëllimet e Certi W jane:

CEO i Certi W është i vetëdijshëm për nevojën për t'u ofruar klientëve të tij një shërbim çertifikimi të dizajnuar për të përmbushur pritshmëritë e të gjitha palëve të interesuara dhe i vendosur për të marrë njohjen ndërkombëtare si një organ i pavarur çertifikues, kompetent dhe i përgjegjshëm, ka implementuar dhe mban aktiv një sistem menaxhimi ISO / IEC 17021-1. Njëkohësisht, CEO i Certi W-it siguron pajtueshmëri të plotë me legjislacionin aktual të secilit vend, ku ai ofron shërbimet e tij.

Ai merr përsipër:

-Të rrisë kredibilietin e skemës ndërkombëtare të çertifikimit;
-Të jetë lider në Evropë;
-Të kryejë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, vlerësimin dhe çertifikimin e sistemeve të menaxhimit, proçeseve dhe shërbimeve për të interesuarit në përputhje me standardet e marra si referencë dhe pa asnjë diskriminim, siç përcaktohet nga ISO / IEC 17021-1.

Për të arritur qëllimet e saj, Certi W mban vazhdimisht nën mbikëqyrje zbatimin e të gjitha proçedurave të kompanisë, duke siguruar monitorimin e tyre të vazhdueshëm dhe përmirësimin e shërbimeve të saj dhe, për pasojë, arritjen e tyre në mënyrë të plotë për të gjitha palët e interesuara.

error: Content is protected !!