Rregulli për sigurinë paraqet një numër detyrimesh për të drejtat e punëdhënësit dhe të punëtorëve/punonjësve.

Në veçanti, detyrimet e punëdhënësit janë kryesisht në vlerësimin e rrezikut të biznesit, emërimin e figurave të detyrueshme të angazhuara në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri (minimumi dy punonjës për çdo turn që në bazë të dislokimit duhet të jenë të përshtatshëm dhe të mjaftueshëm për të siguruar masat e ndihmës së parë) dhe ndihmën e parë.

Siguria në Punë përfshin një plan monitorimi shëndetësor për punëtorët që i nënshtrohen rreziqeve specifike. Ndër ato që duhet të zbatojë punëdhënësi përfshihet edhe caktimi i një mjeku kompetent për vizitat rutinë që do të kryhen për punëtorët e ekspozuar ndaj rreziqeve.

Kompania duhet të jetë e përqëndruar për të eleminuar ose minimizuar rrezikun për punonjësit dhe palët e tjera të interesuara të cilët mund të jenë të ekspozuar ndaj rreziqeve që lidhen me aktivitetet e tyre.

error: Content is protected !!