Çështjet në lidhje me sigurinë e ushqimit janë një pikë qëndrore në mbrojtjen e shëndetit publik. Legjislacioni në lidhje me çështjet e sigurisë ushqimore, cilësisë dhe të ushqyerit përqëndrohet në nivelin kombëtar dhe evropian.

Kontrollet kryhen në mënyrë periodike, bazuar në një vlerësim të riskut dhe me frekuencën e duhur, për të arritur objektivat e përcaktuara nga rregullat dhe rregulloret. Kjo është e rëndësishme për:

  1. një nivel të lartë të mbrojtjes shëndetësore;
  2. funksionimin e duhur të tregut të ushqimit;
  3. përkufizime të qarta për të lehtësuar marrëveshjen në lidhje me përkufizimin e ushqimit;
  4. studime shkencore me cilësi të lartë dhe të pavarur në bazë të analizës së riskut në fushën e ushqimit;
  5. respektimin e të drejtave të konsumatorëve dhe sigurimin e qasjes ndaj informacionit të saktë;
  6. gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore;
  7. përgjegjësinë e pjesëmarrësve të tregut në lidhje me sigurinë e produkteve ushqimore.
error: Content is protected !!