Në ditët e sotme është bërë një domosdoshmëri për të gjithë aktorët e tregut të sigurojnë dhe rrisin efikasitetin dhe efektivitetin e proçeseve të tyre të biznesit.
Në këtë kontekst, inspektimet njihen si instrumente për të siguruar që rezultatet e çdo proçesi organizativ ose prodhimi plotësojnë kërkesat e projektit.
Certi W ® ka zhvilluar kompetenca teknike që mund të ofrojnë një gamë të gjerë testesh mbi produktet dhe proçeset, në mënyrë që të sigurojë arritjen e niveleve të një cilësie gjithnjë e më të lartë.
Certi W ® si organ inspektimi, është në gjendje të sigurojë personel të kualifikuar të specializuar në secilin sektor në të cilin operon.
Shërbimi i inspektimit kërkohet nga organizatat publike dhe private për të marrë një vlerësim profesional të përputhjes me kërkesat e identifikuara.
Qëllimi i inspektimit është të vlerësojë konformitetin e mallrave / shërbimeve ose proçeseve me standardet e emetuara nga organizmat e standardeve ose nga njësitë private, për të siguruar / mirëmbajtur kontrata furnizimi, marka tregtare, kualifikime ose çertifikime.